Mitsotakis – Erdogan: Gati t’ju ndihmojmë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar sot në mbrëmje Presidentin turk, Rexhep Erdogan dhe i ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit 6.9 ballë që goditi Turqinë.

Mediat greke shkruajnë se kryeministri grek i ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë qeverisë turke për përballimin e situatës.

Presidenti turk e ka falënderuar për ndihmën dhe ka deklaruar se aktualisht ekipet e shpëtimit janë në terren dhe në mëngjes do të ketë një panoramë të plotë të situatës pas tërmetit.

Telefona mes dy politikanëve vjen pas një sërë tensionesh që kanë shoqëruar kohët e fundit Greqinë dhe Turqinë, për çështjen e kufirit detar ujor dhe probleme të tjera të mbartura mes Ankarasë dhe Athinës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje