Luan Baci dhe kryepleqtë e 24 fshatrave: Subashi dhe PS po ozurpojnë të gjitha pushtetet

Fier – Mengjesin e sotem kreu i PD dega Fier Luan Baci se bashku me kryepleqte e 24 fshatrave te bashkise Fier mbajten nje konference shtypi .

Qellimi i konferences oer shtyp ishte se kryebashkiaku Armando Subashi u ka derguar shkrese zyrtare qe te dorezojne vulat pasi do te kryeje emertime te reja per ti zevendesue ata me te PS

Baci pohoi faktin se kryepleqte nuk emerohen por zgjidhen dhe se Armando Subashi dhe PS po ozurpojne te gjitha pushtetet

Reagon bashkia

DEKLARATË PËR SHTYP

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Fier;
Marrë shkas nga konferenca për shtyp e Z. Luan Baçi, Ju informojmë se:
Në përputhje me pikën 4 të nenit 70 të Ligjit 139 “Për Vetëqeverisjen Vendore”:
Zgjedhjet e kryesisë së fshatit bëhen një herë në katër vjet, pas zgjedhjeve për këshillin bashkiak dhe jo më vonë se tre muaj pas këtyre zgjedhjeve.
Nisur nga kërkesat e Ligjit Këshilli i Bashkisë Fier me vendimin Nr 96 datë 11.09.2019, ka miratuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së fshatrave dhe Kryetarit të Fshatit, duke ngritur komisionin përkatës të këshilltarëve për mbikëqyrjen e procesit.
Ne vijim të këtij vendimi komisioni ka organizuar zgjedhjet e kryesive dhe kryetarëve e fshatrave, konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.
Kryesia dhe Kryetari i fshatit ushtron funksionet e përcaktuara në nenin 71 të Ligjit 139 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në përputhje me pikën 4 të po këtij neni:
Kryetari pajiset me vulë dhe ka autoritetin të lëshojë vërtetime për fakte e të dhëna për banorët ose territorin e fshatit të tij, për të cilat ai është në dijeni, sa herë që kjo kërkohet nga bashkia, nga vetë banorët ose nga çdo institucion tjetër, në përputhje me ligjin.
Kjo është arsyeja përse ish Kryetarët e Fshatrave kanë detyrimin ligjor për të dorëzuar vulën përkatëse. Në rast të mosdorëzimit të vulës ish Kryetarët e Fshatrave do të përballen me përgjegjësitë ligjore dhe do të përgjigjen penalisht.
Të nderuar qytetarë duke mos e kuptuar dëshirën e Partisë Demokratike për pushtet, ndërkohë që hoqën dorë nga zgjedhjet vendore, që nga Kryetari i Bashkisë e deri te zgjedhja e kryesisë së fshatrave, Ju sigurojmë se zbatimi me korrektesë i ligjit dhe ofrimi i shërbimeve ndaj Jush, janë dhe do të mbeten misioni i vetëm i Bashkisë Fier.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje