Kapet 1 ton kokainë, shqiptari dyshohet koka e grupit

Sandër Pemaj është  shqiptari i arrestuar ditën e sotme në Greqi, ndërsa dyshohet se është koka  e grupit kriminal të kapur në shtetin fqinj me 1.2 tonë kokainë.

Pemaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar disa herë për vepra penale tepër të rënda, ndërsa në kanalin youtube ekziston edhe një këngë mbi të, realizuar kur ai ishte pas hekurave dhe që shoqërohet me foto nga qelia e burgut.

Në tekstin e këngës përshkruhet aktiviteti i tij në burg, ndërsa thotë se do të dalë sërish dhe se askush nuk e ndalon dot.

Image
https://www.syri.net/kronike/311018/kush-jane-6-shqiptaret-e-arrestuar-me-1-2-tone-kokaine-dhe-lidhja-e-kryetrafikantit-me-shqiptarin-e-ekzekutuar-ne-kufi/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje