Barcelona humbet, Reali fërkonë duart

Valencia e ka mposhtur 2-0 Barcelonën pas 13 vitesh në ‘Mestalla’. Gabimin e Barçës do të tentojë ta shfrytëzojë tani Reali, për t’u shkëputur në tre pikë në renditjen e La Ligës.

Barcka ka pësuar humbjen e katërt në La Liga për sezonin 2019/20.

Skuadra e Quique Setien është mposhtur 2-0 nga Valencia në ‘Mestalla’, sfidë e vlefshme për xhiron e 21 në La Liga.

Vendasit dukeshin skuadër tjetër sonte, pavarësisht formës së dobët në takimet e fundit, duke i dhënë fund vuajtjeve 13 vjeçare pasi fitorja 2-0 kundër Barçës në shtëpi erdhi pas shumë e shumë takimeve.

Valencia kishte mundësinë që të shkojë në epërsi që në fillim të ndeshjes, por nga pika e bardhë, nuk u tregua i saktë Maxi Gomez, goditjen e të cilit e ndali Marc-Andre Ter Stegen.

Sido që të jetë, gjithçka ndryshoi me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’, Jordi Alba aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij, për rezultatin 1-0.

Derisa Barcelona u mundua të rikthejë situatën në favorin e saj, erdhi goditja e madhe në minutën e 77’, Maxi Gomez shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Nga ky gabim i Barcelonës, do të tentojë të përfitojë Real Madridit, që mund të shkëputet në tre pikë në rast të fitores të dielën mbrëma, në udhëtim te Real Valladollid.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje