Ornella Muti 65 vjeçe, seksi dhe vetëm me tanga

Në mars ajo do të festojë 65-vjetorin e lindjes, por duket se për të koha ka ndaluar.

Është fjala për aktoren e famshme italiane, Ornella Muti, e cila prej vitesh është një ikonë e padiskutueshme e joshjes dhe sensualitetit.

Së fundmi, Ornella është shfaqur edhe si modele.

Ka qenë stilistja Ulyana Segeenko, që ka vendosur ta bëjë modele dhe e ka zgjedhur si ambasadore të brandit të saj për fashion show.

Me një coat-dress lëkure me kopsa me gurë të çmuar, doreza dhe këpucë argjendi, artistja italiane është shfaqur e mrekullueshme.

Në kokë Muti kishte vënë një ‘kapele’ në formë gote kokteil, e gjitha prej kristali.

Nëse gjatë slilatës gjithçka ka qene perfekte, në prapaskenë ajo ka zbuluar më shumë seç duhet.

Vajza e saj, Naike Riveli, e ka fotografuar Ornella-n gjatë momenteve të pushimit, ku shfaqet “topless”, e veshur vetëm me një palë tanga të zeza dhe taka të larta.

Një pamje perfekte dhe të pasme të tonifikuara, që do i kishin zili edhe 20-vjeçaret.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje