Liverpool të pandalshëm, merr fitoren e 22-të

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Djemtë e Jurgen Klopp nuk dinë të ndalen. Pas fitores kundër Manchester United në vikend ata kanë arritur që të fitojnë edhe sonte kundër Wolves, një fitore e vështirë e tyre por që ia jep atyre 3 dhe plus 16 pikë dallim prej vendit të dytë

Liverpool nuk po ndalet.

Sot ata kanë arritur fitoren e 22-të në Premier Ligë kundër një skuadër tepër të vështirë, si ajo e Wolves e cila ka ditur ti shkaktojë kokëçarje shumë skuadrave të mëdha në premier Ligë.

Liverpool erdhi herët në epërsi, në minutën e tetë.

Një goditje nga këndi e krosuar nga Alexander Arnold i cili gjen Jordan Henderson. Ky i fundit shënon gol në minutën e 8 te ndeshjes një gol të bukur me kokë.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Wolves ishin më të mirë dhe arritën që të barazojnë që në minutën e 51-të ku Raul Jimenez shënoi me kokë.

Ëolves pati shumë mundësi shënimi pas golit të barazimit madje pati edhe një goditje shtylle.

Megjithatë, Liverpool tregoi karakterin e kampionit dhe nga minuta e 70-të fillon ta merr inciativën në ndeshje.

Pikërisht goli i epërsisë vije në minutën e 84-të dhe përsëri ishte kyç Henderson në këtë gol i cili asistoi për Firminon.

Ky i fundit shënoi gol që i dha tri pikë Liverpool.

Tani Liverpool ka 16 pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë dhe ka mundësi që këtë epërsi ta thellojë në 19 pikë pasi që luan një ndeshje të mbetur kundër Ëest Ham të mëkurën më 29 janar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje