Haradinaj: Rama ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Padia ndaj meje një paturpësi

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë i ashpër në qëndrimin e tij kundër kryeministrit Rama, lidhur me padinë e këtij të fundit. “U kërkoj falje shqiptarëve, por është një paturpësi e Ramës që ka folur për ndarjen e Kosovës, përmes ndryshimit të kufijve” – tha Haradinaj. në emisionin “Open” në Top Channel.

E pyetur nga gazetarja Eni Vasili se si e ka mbështetur Rama ndarjen e Kosovës, Haradinaj tha: “Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emission që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent. Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm– tha Haradinaj.

Haradinaj përmendi biseda publike dhe konfidenciale, sipas të cilave Rama ka dhe Aleksandër Vuçiç kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas padisë, kryeministri i Kosovës është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete, të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë (në personin e Paditësit) është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”. Në padi thuhet se ky qëndrim në vazhdimësi i Haradinajt është mbajtur përkundër fakteve, ndërsa Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tilla. Haradinaj është i bindur se ideja e ndarjes së Kosovës ëshë hedhur nga Rama dhe jo persona të tjerë, duke përjashtuar edhe Thaçin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje