Caushi: Abuzimi i Majlinda Bufit me tenderin e shkollës lë pa ngrohje nxënësit

Roskovec – PD dega Roskovec nëpërmjet kreut të saj Gëzim Caushi ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka akuzuar kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi për abuzime me tenderin 830 milionë lekë e shkollës mesme “Aden Vrapi” dhe nxënësit nuk kanë ngrohje jo vetëm në këtë shkollë por në të gjitha shkollat që mbulonë kjo bashki.

Deklarata e bërë nga PD dega Roskovec

Partia Demokratike Roskovec është sot para jush per te denoncuar abuzim dhe vjedhjen e rëndë që ka ndodhur në Gjimnazin “Adem Vrapi”. Kryehajdutja e Roskovecit, që vjedh dhe grabit me urdhër të Edi Ramës çdo tender, çdo projekt, këtë herë ka mbush xhepat e saj me vjedhjen e rëndë në gjimnazin Adem Vrapi. Fondi 830 milion lek për gjimanazin e Roskovecit nuk shkoi fëmijët prindërve hallexhinj të Roskovecit, Strumit, Kurjanit dhe Kumanit por shkoi për të blerë jorgan 3 mijë euro për fëmijet e Majlinda Bufit.
Protesta e gjimnazistëve ditën e djeshme për mungesën e ngrohjes në shkollë, zbuloi vjedhjen kolosale që ka bërë Majlinda Bufi me fondet e fëmijëve që prindërit e tyre po shkollojnë me shumë sakrifica, pasi milionat shkojnë në xhepin e hajdutes së Bashkisë dhe Edi Ramës.
Gjate ketyre diteve nje pjese e konsiderueshme e shkollave ne qytet dhe ne fshatra vazhdojne te jene pa ngrohje dhe nxenesit dhe mesuesit vazhdojne mesimin ne kushte migjeniane, ku i ftohti i ka hyre ne palce dhe klasat po boshatisen dita dites.

Shkolla fillore në Suk 1

Ku eshte Bashkia Roskovec ?
Ku shkuan 830 milion, në xhepin e Majlindës apo në xhepin e Benit?

Sa eshte fondi i planifikuar per ngrohje dhe pse nxënësit kanë 4 muaj pa ngrohje?

Pse bashkia nuk ka marre asnje mase per vijueshmerine e ngrohjes neper shkolla ?
Sot fëmijët kanë nevoje imediate për ngrohje kurse bashkia ka qellim kryesor vetëm fasadat për të bërë miliona.
A nuk do kishte qene e udhes qe milionat që Majlinda i fut në xhep për fëmijët e saj, të shkonin për ngrohjen e fëmijëve të mbarë zonës së Roskovecit.

Partia Demokratike Roskovec i bëj thirrje bashkisë që të marrë masa urgjente për ngrohjen nëpër shkolla .
Çdo mos veprim nga ana e saj apo lënie në heshtje do të konsiderohet si një akt abuziv dhe aspak human. Faleminderit!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje