Apple gjatë marsit do nxjerr iPhone të lirë në treg

iPhone i lirë i Apple, i cili është përfolur për muaj të tërë, do të hyjë në prodhim në shkurt dhe kompania do ta zbulojë atë për publikun në muajin mars, shkruan agjencia Bloomberg, që citon persona pranë Apple.

”Për të bashkuar pjesët do të përfshihen kompanitë tajvaneze Pegatron, Wistron dhe Foxconn”, shton Bloomberg.

Pajisja do të jetë iPhone i parë me kosto të ulët pas iPhone SE të vitit 2016.

Ai do të jetë i ngjashëm me iPhone 8 të 2017, me një ekran 4,7 inç.

Nuk do të ketë njohjen e fytyrës si telefoni aktual, por lexuesi i gjurmëve të gishtave Touch ID në butonin “home”.

Procesori, megjithatë do të jetë më i fuqishmi i Apple, i quajtur A13 Bionic dhe i pranishëm në iPhone 11.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje