Kupa/ Juve mund Romën, Reali kalon në turin tjetër

Juventusi e ka gjunjëzuar Romën sonte, të cilën e ka mposhtur me rezultat 3-1 në Torino. Edhe në këtë ndeshje ka shkëlqyer Cristiano Ronaldo i cili ka shënuar edhe golin e parë të ndeshjes

Juventusi është në gjysmëfinale të Italisë.

Ata kanë mposhtur sot, të frymëzuar nga Ronaldo skuadrën e Romës me rezultat 3-1.

Që në fillim të ndeshjes u pa që Juventusi ishte superior dhe kishte hyrë në këtë ndeshje për ta fituar atë.

Cristiano Ronaldo ka vazhduar formën e tij të lartë dhe ka shënuar në minutën e 26-të. Ishte një gol i bukur nga një kënd pothuajse i vdekur ku Ronaldo shënon me të majtën.

Për Juventusin rezultatin e dyfishon Bentancur në minutën e 38-të të ndeshje.

Në fund të pjesës së parë Juventusi do të shënonte edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit Leonardo Bonucci.

Në pjesën e dytë Roma arriti ta ngushtoi rezultatin pas një autogoli të Buffon në minutën e 51-të, edhe pse portieri italian nuk kishte shumë faj pasi që goditja e Under ishte e fuqishme dhe nga shtylla godet pas portierin duke shënuar gol në golin e vet.  

Por, kaq ishin mundësitë e romakëve të cilët luajtën paksa të gjumtuar për shkak të shumë lëndimeve në këtë skuadër.

Juventus tani do të pres fituesin e çiftit të çerekfinales Milan-Torino për të mësuar kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale.

Për dallim nga Barcelona, Real Madrid e ka mundur pa problem skuadrën e Ligës së tretë spanjolle, Unionistas de Salamanca me rezultat 1-3

Real Madridi nuk ka hasur në shumë vështirësi sonte në Salamanca në Kupën e Mbretit.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol dhe këtë e bëri sulmuesi Gareth Bale në minutën e 18 të ndeshjes.

Me epërsinë minimale përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që arritën ta barazojnë rezultatin.

Në minutën e 57 do të barazonte Alvaro Romero.

Por, pas golit Real Madrid fillon të sulmojë dhe arrin të goli në minutën e 62 ku do të shënonte autogol Juan Gongora.

Në minutat shtesë Brahim Diaz do të shënonte golin e fundit të për Realin që i dha kualifikimin Los Blancos për fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje