Ja arrestimet në 24 orët e fundit në Fier

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Fier – Vijojnë kontrollet e policisë në të gjitha akset rrugore të Qarkut Fier.

Nga kontrollet e ushtruara bije në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të dokumentave, arrestohet 1 shtetas pasi dispononte lëndë narkotike në automjet dhe arrestohet 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•T. Xh., 69 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fer me vendimin e datës 16.10.2017, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•D. M., 27 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rreth rrotullimi i Parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volkswagen”, në pjesën e brendshme të motorrit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës matëriale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•B. D., 42 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Fiershegan”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford Fokus”.

Materialet për këta shtetas i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje