Ervin Resuli: Fermerët nuk bëhen dot pjesë e IPARD, shkaku kostoja e madhe

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Ervin Resuli, specialist bujqësie njëherazi fermer, pjesë e Shoqatës së Fermerëve ka ndërhyrë me anë të një lidhjeje telefonike në emisionin “Ëake Up”, ku ishte e ftuar drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca. Duke folur mbi problematikat e fermerëve Resuli tha se fermerët e kanë të pamundur të përfitojnë nga program IPARD. Kjo sipas tij për shkak të kostove të larta që ka për fermerët për të plotësuar kriteret për të përfituar nga IPARD.

Cilat janë sipas jush problematikat kryesore që hasin fermerët sot dhe nuk arrijnë të përfitojnë fonde të BE-së?
Atëherë në qoftë se mund të bëjmë një analizë të të dhënave që dëshmoi zonja në studio, ne vërejmë se nga tatimet për fermerët, të regjistruar kemi 44.567 fermerë aktiv të cilët kryejnë aktivitet të regjistruar por përfituesit janë të paktën 100 ose 317 aplikime në fazën e parë dhe 100 janë përfituesit. Kjo do të thotë që % është shumë e vogël për të zhvilluar sektorin e agros. Po flasim për në Shqipëri. Normalisht përfituesit më të mëdhenj këtu kemi pjesën e agro përpunuesve. Ndërsa fermerët tek masa 1, me 10 lopë e sipër të cilët janë shumë larg përfitimeve.
Atëherë, një fermeri për të bërë një plan biznesi i duhen minimalisht 1 mijë euro. Kush është ai me 10 lopë që do të rrezikonte 10 mijë euro, i fiton a si fiton tek programi i IPARD. Pra kostot e IPARD janë shumë të rënda për fermerët dhe fermerët nuk arrijnë dot të bëhen pjesë e këtij programit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje