Ujërat e zeza rrezikojnë ujin e pijshëm në Kosovë

Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të ndotej edhe më shumë.

Liqeni i Batllavës që gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, ka nisur të shterojë si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike. Niveli i ujit, ka rënë në minus 10 metra nga kuota normale.

Krahas shqetësimeve për rënien e nivelit të ujit, një nga problemet më të mëdha për këtë liqe, është ndotja e tij nga ujërat e zeza.

Banorët e kësaj ana, për shkak të mungesës së rrjetit të kanalizimit dhe impiantit për filtrimin e ujit, ujërat e zeza i lëshojnë për vite me radhë në këtë liqe.

Edhe në Liqenin e Badovcit ka rënë niveli i ujit. Pranë këtij liqeni shihet papastërti e madhe. Veç kësaj, kompani ndërtimore kishin planifikuar që të ndërtojnë pranë këtij liqeni një lagje luksoze.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje