Një nga të plagosurit në Vlorë me plumb në kokë niset drejt Tiranës

Zbulohen detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy personave të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Nikollaq Çopaj dhe Roland Çopaj janë dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa i pari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se Nikollaq Çepaj ndodhet në gjendje të rëndë, pasi njëri plumb e ka kapur në kokë dhe disa në trup. 

Ndërsa kunati i tij Roland Çepaj ndodhet në gjendje të stabilizuar, pasi ka vetëm një plagë në këmbë.

Mbrëmjen e sotme ata u qëlluan brenda lokalit në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ndërsa ende nuk ka informacion në lidhje me autorët. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje