Gattuso me superlativa për Hysajn

Gattuso ka vetëm fjalë të mira për Hysajn

Elseid Hysaj ka pasur një start të vështirë të sezonit me Carlo Ancelottin në stol.

Por, me ardhjen e Gennaro Gattusos, gjërat kanë ndryshuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe mund të qëndrojë në Napoli.

Gattuso është i lumtur me përparimin e shqiptarit.

“Hysaj është rikuperuar, ka gjetur më të mirën e tij, ai ka bërë disa paraqitje të mira”, tha Gattuso të premten.

“Hysaj e interpreton rolin e tij si pak lojtarë të tjerë. Ai ka 7 vite që luan në mbrojtjen me katër dhe po paraqitet shumë mirë”

Shqiptari kërkohej nga Roma e klube tjera në Evropë, por ardhja e Gattusos i ka ndryshuar gjërat dhe mund të qëndrojë në Napoli. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje