Varane: Messi është më i vështiri për ta ndalur

Kushdo që flet për të, gjithmonë flet me superlativa.

Lionel Messi është lojtar i veçantë, prandaj edhe ka në vitrinat e tij 6 Topa të Artë dhe 6 Këpuca të Arta, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori të futbollit.

Andaj, lidhur me përballjet e shpeshta më 32-vjeçarin ka folur edhe mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane.

“Lionel është lojtar special. Ndaj tij s’mund të mbrohesh sikur ndaj futbollistëve të tjerë. Kërkon më shumë vëmendje, duhet të mbroheni si ekip; nuk mund t’i krijoni shumë hapësira”, tha Varane në një intervistë për ‘DAZN’

Be the first to comment

Lini një Përgjigje