PSG mposht pa problem në Monaco 1-4

Paris Saint-Germain e ka fituar derbin e xhiros së 20-të në Francë duke e mposhtur në St Louis Monacon me rezultat 1-4. Edhe në këtë ndeshje ka shkëlqyer Kylian Mbappe

Paris Saint-Germain (PSG) po shkon drejt titullit të radhës në Ligue 1 ku sonte kanë mposhtur me rezultat 1-4, Monacon duke rrugëtuar vazhduar kështu  shkëputjen me pikë në Ligue 1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për PSG pasi që ata arritën të shënojnë dy gola.

Të parin gol e shënoi ish futbollisti i kësaj skuadre, Kylian Mbappe i cili bëri një depërtim nga ana e djathtë për të shënuar në minutën e 24-të golin e epërsisë.

E kur mendohej që PSG do të shkonte me rezultat miniminal në pushim të pjesës së parë, u akordua penallti për parisienët që në gol e shndërroi Neymar.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola.

Monaco tentoi të rikthehet në lojë në 20 minutat e parë por pa sukses, derisa Sarabia shënon për PSG për rezultatin 3-0.

Vendasit arrin që ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 87 ku shënon Tiemoue Bakayoko, por në minutat shtesë reagon përsëri PSG ku prapë shënon Mbappe.

Me këtë fitore PSG arrin në kuotën e 49 pikëve, tetë më shumë se Marseille që është në vendin e dytë me 41 pikë.

Monaco vazhdon të jetë poshtë në tabelë, ku gjendet në pozitën e nëntë me vetëm 29 pikë. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje