Opozita drejt protestave kombëtare?

Pas disa muajsh në ‘qetësi’ dhe një ditë pas arritjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore, duket se opozita po e diskuton idenë e një proteste kombëtare.

Në takimin e kolegjit të kryetarëve të degëve të PD-së në selinë blu, u diskutua mbi idenë e një proteste kombëtare, e cila do të bëhej në formë simbolike mbi 1 vjetorin e djegies së mandateve. Kërkesa u bë nga kryetarët e degëve të PD-së, por një vendim i tillë duket se nuk është marrë në konsideratë nga Basha.

Kryedemokrati pritet që të zhvillojë një takim me grupin e PD-së në orët në vijim për të diskutuar mbi qëndrimet politike që do të mbajë selia blu mbi ngjarjet më të fundit në vend

Be the first to comment

Lini një Përgjigje