Volkswagen në shkurt do prezantojë gjithë modelet

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, do të zbulojë katër modele të reja muajin e ardhshëm, por në Indi.

Në ngjarjen “Auto Expo 2020”, që do të mbahet nga data 7-12 shkurt në Indi, Volkswageni do të zbulojë Crossoverët A0, T-Roc, Tiguan AllSpace dhe ID Crozz EV.

Modeli më pak i njohur për ne, A0, rivalët i ka Hyundai Creta dhe Kia Seltos.

Po ashtu, Volkwagen A0 është i bazuar në platformën MBA0 IN, si dhe do të ketë motor benzinë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 130 kuajfuqi, ndërsa versioni dizel ka shumë pak gjasa të dalë në treg.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje