OSBE për Mediat ka rrëzuar ligjin e censurës të Edi Ramës

Nga Aleks Martin Kapllaj – Vlerësimi i lartë që iu bë vendit tone me kryesimin e kësaj organizate ndërkombëtare nga qeveria e jonë, e cila është në pushtet me votat e blera dhe votat e trafikantëve të drogës e zbehu edhe rolin e kësaj organizate që lufton per te drejtat themelore të njeriut për sigurinë dhe fjalen e lirë!

Megjithate, “pengmarrja” e kësaj organizate nga Rama dhe inkompetet e tij që ka përreth, nuk është në të gjitha strukturat e saj, për fatin tonë dhe te demokracisë së vendeve perendimore e evropiane!
Sot perfaqesuesi i Lirise së Mediave të OSBE-së ka marrë sot dokumentet e kthimit ne parlament ligjin e mediave audiovizive dhe elektronike.
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, priti sot nga Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dokumente shpjeguese mbi arsyet e kthimit në Parlament të ligjeve për Media audiovizuale dhe Ligjin për Komunikimi elektronik në Republikën e Shqipërisë.
Në funksion të ekzaminimit të ri të ligjeve nga Parlamenti, Përfaqësuesi konfirmon se ai është i gatshëm të vazhdojë të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjet, veçanërisht në çështjen e nivelit të gjobave dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit si të parashikuara në të drejtën ndërkombëtare.
Përfaqësuesi kujton se asgjë në legjislacionin e ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Ai shpreson që leximi i ri të lejojë sqarime të mëtejshme dhe përmirësim të ligjeve për të siguruar përputhjen e plotë të tyre me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.
VIENA, 13 janar 2020.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje