Kryeprokurori kërkesë KQZ-së: Na sillni formularin e vetëdeklarimit të Qerim Ismailaj

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Një tjetër kryebashkiak socialist nis përballjen me drejtësinë.

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërksë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për ligjvëneësin e pushtetit lokal.

Në dokumentin që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, Akuza i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut Ismailaj.

Na vini në dispozicion formularin e vetëdfeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është në funksion të hetimit nga Organi i Akuzës për kryebashkiakun, pas denoncimit të PD.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje