Mesazhi/ Trump në persisht iranianë: Protestoni. Jemi me ju

Konflikti mes Iranit dhe SHBA-ve vijon të njohë të tjera zhvillime. Ditën e sotme, pjesë e përplasjes është bërë dhe Britania e Madhe. Policia iraniane ka arrestuar ambasadorin britanik në Teheran dhe e ka mbajtur nën arrest për 1 orë. Diplomati britanik Rob Macaire është arrestuar teksa ka tentuar të fotografojë protestat anti-qeveritare në Teheran ditën e sotme. Ministria e Jashtme Britanike konfirmon se diplomati është ndaluar para universitetit të Teherann “Amir Kabir University”. Britania e cilësoi aktin si një shkelje të ligjeve ndërkombëtare, pasi një diplomat nuk mund të arrestohet nga vendi ku ai ndodhet për të shërbyer.


Mediat shtetërore iraniane shkruajnë se pasi është marrë në pyetje për një orë ambasadori Rob Macaire është lënë i lirë. Sipas Irani, ambasadori ka shkelur rregullat diplomatike dhe ditën e diel do të thirret në Ministrinë e Jashtme për ti komunikuar qëndrimin zyrtar.
Ditën e sotme raportohet se në Teheran kanë nisur protesta masive të studentëve kundër regjimit. Protestat kanë pasur si shkak pranimin nga zyrtarët e regjimit të Iranit, se avioni civil “Boing 737”, me 167 pasagjerë në bord u rrëzua nga ushtria iraniane gabimisht. Gjenerali i ushtrisë iraniane, Amirali Hajizadeh, pranoi në një konferencë për mediat se avioni ishte rrëzuar gabimisht, pasi “ishte kujtuar se bëhej fjalë për një raketë amerikane që po sulmonte Iranin”. Pranimi i fajit nga ana e Iranit ka shkaktuar reagime të qytetarëve, të cilët sot kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë largimin e regjimit të ajtaollahut.
Pro protestave të qytetarëve iranianë sot ka dalë dhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në adresën e tij në Twitter, Trump ka postuar një mesazh në gjuhën perse, që u drejtohet qytetarëve të Iranit. Ai deklaron se po ndjek me vëmendje protestat dhe mbështet popullin e Iranit në kërkesat e tij. “Jam me ju dhe qeveria ime është me ju. Ne po ndjekim protestat nga afër”,- shkruan Donald Trump. Gjithashtu, presidenti i SHBA deklaron se Irani duhet të lejojë vëzhguesit ndërkombëtarë që të vëzhgojnë nga afër protestat. Deklarata vjen pas raportimeve në disa media se policia në Iran ka ndërhyrë dhunshëm kundër

Rob Macaire

Be the first to comment

Lini një Përgjigje