Lleshaj – policëve: Qepeni gojën me median për ngjarjet kriminale

Ministria e Brendshme iu kërkon drejtuesve të policisë të mos lejojnë daljen e materialeve hetimore për ngjarje të ndryshme kriminale, duke iu referuar dy vrasjeve në Rrëshen dhe Paskuqan të ditëve të fundit.

Në urdhrin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, siguruar nga “BalkanWeb” drejtuar krerëve të policisë thuhet ndër të tjera se këto materiale përbëjnë sekret hetimor dhe po skandalizojnë opinion.

Ata urdhërohen të mos kenë asnjë komunikim me mediat.

“Përshëndetje të nderuar shefa Komisariatesh dhe sektorësh. Marr shkas nga dalja në media të materialeve procedurale si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan ku dalin detaje të cilat jo vetëm që bëjnë sekret hetimor po skandalizojnë opinionin duke i interpretuar çdo farë personi.
Ju porosis:
Asnjë komunikim me mediat për asnjë lloj argumentimi.
Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme.
Në çdo rast që do të konstatoj do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinore ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni të vartësit tuaj këtë mesazh.
Nuk dua justifikime për daljen e tyre por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë. Konfirmoni”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Brendshmje.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje