Liverpool, 21 ndeshje pa humbje në Premir Ligë

Liverpool nuk po di të ndalet në Premier Ligë. Ata sot kanë arritur fitoren e 20 me radhë, derisa që 21 javë të Premier Ligës ata nuk kanë pësuar asnjë humbje. 1-0 fituan sot Liverpool  kundër Tottenhamit të Mourinhos duke arritur në kuotën e 61 pikëve, 16 pikë më shumë se vendi i dytë që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar

Fiton “normali” dhe jo “i veçanti”.

Jurgen Klopp ka fituar në fushën e Jose Mourinhos sonte në Premier Ligë duke arritur kështu fitoren e tij të 20-të për këtë sezon.

Ishte një ndeshje e mirë Liverpoolit, të cilët e dominuan që në fillim të saj dhe një fitore plotësisht e merituar e tyre.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Liverpool dhe pas disa tentimeve ata arrinë që të shënojnë gol.

Ishte një bashkëpunim në mes të Salah dhe Firmino ku ky i fundit shënon për epërsinë 1-0 të Liverpool.

Në pjesën e dytë Tottenham pati disa raste të mira për gol, por nuk i konkretizoi.

Rasti më i mirë i tyre ishte në minutën e 84-të ku Lo Celso nuk shënoi në portën e zbrazët të Alisson.

Tottenham tentoi edhe disa herë që ta barazoi rezultatin por pa sukses.

Megjithatë Liverpool arriti që të mbrohet mirë dhe në fund kthehet në shtëpi me tri pikë të radhës. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje