Trump: Sulejmani kishte në plan 4 ambasada amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ish gjenerali iranian, Qassem Soleimani kishte në plan të sulmonte katër ambasada amerikane.

“Ai po planifikonte sulme të reja dhe cak ishin ambasadat tona – jo vetëm ajo në Baghdad”, ka thënë Trump gjatë një tubimi në Ohio.

“Por ne arritëm ta ndalim atë. Vepruam shumë shpejt dhe e ndalëm”.

Trump nuk ka treguar se cilat kanë qenë ambasadat që Soleimani planifikonte t’i sulmonte para se të vritej përmes një sulmi nga ajri.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje