Shkrumbohet makina e kreut të FRPD-së në Durrës

Është djegur këtë të shtunë makina e kreut të forumit rinor të PD-së në Durrës. Automjeti i Ndrec Pjetrit është përshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Ka qenë vetë Ndrec Pjetri i cili ka pranuar se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka të bëjë me një zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje