Vrasja në Mallakastër/ Familjarët e Ervis Zotaj: Të varet, të pushkatohet, të digjet…

Prindërit e 26-vjeçarit Ervis Zotaj, njërit prej autorëve të krimit makabër në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u lidh me litar, u vra me peshqir dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj, kërkojnë drejtësi nga shteti.

Duke e cilësuar viktimën si njeri shumë të mirë dhe të ndershëm, prindërit kërkojnë që djali i tyre të pushkatohet. Në një intervistë prindërit e të riut thonë se janë gati ta vrasin me duart e tyre djalin, për krimin e rëndë që ka bërë

“I lutem shtetit të marrë masat më të rënda, ose ta bjerë në Gjerbës të Mallakastrës, ta pushkatoj me dorën time. Nuk e di nëse djali im është autor i ngjarjes, nuk di asgjë. Makina e djalit ishte në shpi më 5 janar, edhe djali ishte në gjumë, deri këtu e di”, thekson i ati i 26-vjeçarit.

Do ta përfaqësoni djalin në gjykatë?

Jo, jo. Djalin e mbështes me plumb në kokë, kaq. Unë dua të pushkatohet këtu në fshat, se nuk e dua. Të ma bënte mua nënës më parë, pastaj Dritës. E kemi rritur me lakra, na janë këputur duart duke punuar për të dhe të na bëjë këtë. Unë kam katër djem e tri vajza, tani kam gjashtë fëmijë. Të ma sjellin këtu, po s’e vrava, mos më quani të tillë. Ai më ka borxh kokën. Unë do ik nga këtu dhe do shkoj në Gjerbës e do i them më vrit mua. Unë si prindër vete vetë atje dhe iu them të më pushkatojnë.

Çfarë ka ndodhur ditën që ka ardhur policia?

Policia erdhi në 4, ishim në gjumë. hapa portën, më thanë jemi policia, ku e ke djalin. Ju thashë që nuk e di. Më thanë gjej djalin. Iu thashë të shikonin brenda në shtëpi, se unë nuk e di. Djali kishte vajtur te një kushëri, që banon në Greqi, dhe vajtën e kapën atje dhe e morën me makinë.

Keni folur me djalin pas 5 janarit? Flet nëna

Jo, ishte si i tërbuar. Nuk hante bukë në rregull, ikte shpeshherë. Dua dënimin më të rëndë, ta çoni e ta lyeni me benzinë e ta vrisni. Ajo gruaja është shumë e mirë, shumë e ndershme. Për Vit të Ri e urova, e pyeta me kë e kaloi, më tha vetëm. Unë jam ta pushkatoni në vend djalin. Ai vinte e ikte të shtunën, mora dhe vajzën në telefon, po më tha ashtu bën ai. Ishte si i hutuar, i trembur. Luisi ishte në Greqi, atë tjetrin nuk e njoh fare.

Daja: Ai të marrë ndëshkimin më të merituar të mundshëm. Ka bërë një veprim shumë, shumë të vështirë dhe shumë të rëndë. Mos i ndodhtë asnjë njeriu kjo. Nuk e mbështes fare, unë e kam shkruar të vdekur. Mua më ka vdekur ky nip.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje