Aksion BLIC/ FNSH zbarkon për arrestimin e disa policëve

Durrës – FNSH zbarkon në aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka proceduar disa efektive policie në Durrës e Shijak.

Burime thanë se ShKB, në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit, kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektivë, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim fletë-arresti.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa forcat e FNSH po punojnë për shoqërimin e tyre../Syri

Be the first to comment

Lini një Përgjigje