Aksidenti/ Bie me motorr në kanal, vdes 42 vjeçari

Lushnje – Një 42 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa po e dërgonin në spital për ndihmë mjeksore pasi duke drejtuar motorrin ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal.

Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Shpëtim Bajaziti 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje