Mësues me “Kristal” dhe emigrant në Greqi, ja çfarë ka deklaruar Ismaili

Ditën e sotme Partia Demokratike kërkoi nga prokuroria nisjen e një hetimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Sipas PD-së në vitin 2000 Ismailaj është arrestuar, dënuar dhe më pas dëbuar nga shteti grek.

Por pak pas akuzave të PD-së, reagoi kryebashkiaku socialist duke u shprehur se nuk ka asnjë problem me shtetin grek, madje ka qenë aty dy javë më parë.

Ismailaj tha se në kohën kur PD-ja e akuzon se është arrestuar në shtetin grek ai ka qenë mësues në Mallakastër.

Në formularin e dekriminalizimit ai shkruan se ka jetuar në Mitilini të Greqisë gjatë periudhës 1998-1999. 

Sipas Ismailaj, ai është kthyer në Shqipëri, ku ka nisur punë si mësues në shkollën 8-vjeçare në Çorrush të Mallakastrës.

Më vonë ka punuar si Sekretar i Këshillit të Qarkut në Fier. Ai ka qenë edhe kryetari i Komunës Kutë në Mallakastër./Express

Be the first to comment

Lini një Përgjigje