Mediat serbe: Gjuriq sot në Kosovë

Mediat serbe raportojnë se drejtori i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vizitojë të hënën Kosovën.

Gjuriq, sipas mediave serbe, e viziton Kosovën për Krishtlindjet ortodokse, në kohën kur shumë pelegrinë serbë vizitojnë kishat në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se festa e Krishtlindjeve do të mbahet në sheshin “Shën Sava”, në Mitrovicën Veriore, ku Gjuriq do të marrë pjesë në kryerjen e disa prej riteve fetare.

Gjuriq në mars të vitit 2018 ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore dhe ishte dërguar në stacionin kryesor policor në Prishtinë, pasi hyri pa leje të autoriteteve kosovare, ashtu sic kërkon marrëveshja e Brukselit.

Nuk dihet nëse këtë herë ai ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje