Dimër, 5 gjërat që ti keni parasysh me makinën tuaj

Pavarësisht se ku jetoni, shanset janë shumë të vogla të shmangni vozitjen gjatë muajve të dimrit.

Ju ndoshta duhet të shkoni vetë në punë ose të dërgoni fëmijët në shkollë dhe bota nuk ndalet thjesht sepse rrugët janë të rrëshqitshme ose bie borë – ndoshta edhe për të tretën ditë me radhë.

Madje, edhe nëse punoni nga shtëpia, do të keni akoma nevojë të dilni – ndoshta për të blerë ushqim, përcjell Telegrafi.

Kështu, në një mënyrë ose tjetër ju do të ballafaqoheni me kushtet e dimrit, derisa jeni në veturë.

Dhe për tua bërë këtë më të lehtë, ne kemi hartuar një listë me disa gjëra që do t’ua bëjnë “dimrin më të sigurt”.

Mbroni pasqyrat anësore me qese mbeturinash

Nëse duhet të shpejtoni në mëngjes, të larguarit e borës nga vetura juaj do të ju vonojë – përveçse jeni aq i çmendur të drejtoni makinën tuaj me borë dhe akull duke pasur pamjen tuaj të bllokuar.

Mbuloni pastrueset e xhamave me çorape

Kjo “hile” është veçanërisht e rëndësishme për këdo që parkon makinën e tij jashtë gjatë dimrit.

Kontrolloni “trashësinë” e gomave me një monedhë

Një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë nëse po vozitni gjatë dimrit është të siguroni që gomat e automjetit tuaj të jenë të mjaftueshme për dimër. Një mënyrë për të kontrolluar nëse gomat tuaja janë në gjendje të mirë është ta provoni me një monedhë.

Asnjëherë mos lini lëngje brenda makinës

Ju mund të josheni për të lënë shishen tuaj të ujit për disa orë, kështu që do të jetë mirë dhe e ftohtë kur të ktheheni në makinën tuaj.

Por lënia e lëngjeve në automjetin tuaj në të vërtetë mund të rrisë vetëm sasinë e kohës që keni kaluar duke “shkrirë” makinën tuaj.

Bëhuni shofer “mbrojtës”

Në kushte të motit të dobët ose në rrugë, është e domosdoshme të përdorni aftësi mbrojtëse të drejtimit për të siguruar që të jeni sa më të sigurt.

Parashikoni ndonjë situatë potencialisht të rrezikshme dhe jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj, duke u siguruar që t’i jepni vetes më shumë hapësirë të mjaftueshme për të reaguar ndaj rreziqeve që mund të vijnë nga shoferët tjerë. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje