U dogj apo e dogjën banesën e autorit të vrasjes dyfishtë në Patos?! (foto e video)

Patos – Këto pamje nga ALB365 tregojnë se si është shkrumbuar banesa e Martin Skëndajt, personit që vrau dy njerëz më 19 dhjetor të vitit që shkoi në Patos.

Gardiani qëlloi me 13 plumba mbi ish-të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij, duke i lënë të vdekur.

Rreth orës 23 të mbrëmjes së djeshme banesa e ish gardianit të burgut Fier , autorit të ngjarjes ka shpërthyer në flakë. Njoftimi është kryer nga banorë të zonës kur kanë parë flakët mbi çati të banesës. Zjarrëfikës dhe forca policie kanë mbrritur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve pas disa orëve. Mëngjesin e sotëm kanë shkuar ekspertët për të përcaktuar nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe kush e ka vënë apo ka qënë ndonjë shkëndijë elektrike. Vetëm pak metra më tej duket dhe banesa e viktimës Manol Rrapaj ku edhe ata janë larguar si familje duke lënë në banesë vetëm të ëmën e tij.


Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri, por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz.

Familjarët e Skëndaj janë larguar nga fshati Kuqar pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.

Ndërkohë për Martin Skëndaj gjykata e Fierit dha masën e sigurisë  arrest me burg. Hetimet zbuluan se krimi i rëndë kishte ardhur për shkak të një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.

Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave./ ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje