Motivi/ 55 vjeçari: Ja pse vrava vajzën dhe dhëndërrin

Australi – 55-vjeçari shqiptar Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj. Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij.

Mediat australiane shkruajnë se Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij.

Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj por ëndrra e saj u pre në mes pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri.

Daily Mail Australia shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, 55 vjeç. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që zonja Musai kishte duruar një edukim ‘të vështirë’.

Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, tha burri.

Anëtari i familjes në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë.

Ai pretendoi se vajza e vrasësit të dyshuar ishte larguar me guxim për të filluar një jetë paqësore me burrin e saj por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tij në Yarraville, Western Melbourne. Dhe vetë 55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë pasi qëlloi edhe veten me armë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje