RRËFEHU, ZOTI TUSHE! PSE TË PLAGOSËN NË ZYRË?

Nga Vladimir Muçaj – Per fat te keq dita e fundvitit trokiti me nje ngjarje shume te rende ne qytetin e Lushnjes! Qytetari i pare i qytetit dhe sekretarja e tij u plagosen ne zyren e shtetit! Shume e rende! E rende sa nuk thuhet!

Nje person tashme i identifikuar futet ne zyre dhe per shkaqe te pa zbardhura hedh granaten! Plagoset kryebashkiaku, plage te shumta ne trup mer dhe sekretarja! Kjo ndodh fix ne oren 9 te mengjesit! Ndodh ne qender te qytetit! Nfodh ne zyren e shtetit! Duke uruar dhe shpresuar per nje sherim te shpejte te te plaģosurve mua dhe jo vetem na lindin disa pyetje!

Cili eshte autori dhe “biografia” e tij ne kete qytet?! Prej disa vitesh ish shofer me kryebashkiakin! Kur u prishen raportet e ish shoferit me kryebashkiakun Tushe?!! A ishte sot ngjarja spontane?!! A ka qene me pare i ” bezdisur” Tushe prej ish shoferit?

Strukturat ligjzbatuese a kane pas informacion paraprak! Pare me “thelle” ngjarjen pyetjet mund te jene te shumta! Autori godet ne zyren e shteti dhe largohet i qete neper vrimat e qytetit! Policia e rendit ku ndodhet? Po ajo bashkiake?!!! Pse nuk u neutralizua autori?!!..

Shume burime te pakonfirmuara vijne prane nesh si gazetare se ngjarja ka te bej me prishje te pazareve te droges mes kryebashkiakut dhe ish shoferit atentator! Dhe me rende nese keshtu rezulton!! ..

Shume pikepyetje ngrihen pas ngjarjes se sotme duke e klasifikuar ate vetem si maje ” ajzbergu” deri tani!

Lushjna shpesh ne kohe eshte tronditur nga krimi! Sot ajo u trondit edhe me shume! U trondit pikerisht ne zemer te qytetit ne zyren e cila duke qene e popullit duhej te ishte me e sigurte!

Duke pare ngjarjen ne menyre tangente mendoj se policia te mos vonoj arrestimin e autorit dhe Kryebashkiaku pasi te rimar vehten nga ana shendetesore duhet te rrefehet mire para organeve hetimore! Ai duhet te merret ne hetim serioz per te zbritur ne fund te ajzbergut!

Sot per sot dime vetem kaq! Ish-shoferi plagos ne zyre kryebashkiakun dhe sekretaren!…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje