Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri të Kuvendit. Pas propozimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreu i ri i Kuvendit është Glauk Konjufca. 

Ai ka marrë 75 vota pro. Zgjedhja e Konjufcës është bërë edhe me votat e LDK-së, ndonëse VV s’ka arritur ende një marrëveshje për koalicion qeverisës me të. Glauk Konjufca njihet si një prej njerëzve më të afërt të Albin Kurtit në Vetëvendosje.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje