Autokolona me ndihma niset nga Bosnja për në Shqipëri

Një autokolonë me ndihma prej rreth 300 tonë mallrash, kryesisht materiale ndërtimi, në organizim të Shoqatës “Pomozi.ba” në mëngjes u nis nga Sarajeva për në Shqipëri.

Themeluesi i Shoqatës “Pomozi.ba” Elvir Karaliç tha se para një muaji ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Karaliç tha se kërkesat ishin fillimisht për ushqim, dyshekë, tenda dhe garderobë, por pas konsultimit me Shtabin e Krizave në Durrës, pati një ndryshim.

U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor. Pra, nga këto 300 tonë ndihma, ka 14 maunë, rreth 270 tonë janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe pelena”, tha Karaliç, raporton AA.

Ai shtoi se kjo ndihmë është nga populli i Bosnjë e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë.

Pritet që autokolona të mbërrijë sot në Shqipëri, ndërsa ndihma do të dorëzohet në Shtabin e Krizave në Durrës.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulturore, shkolla, objekte të institucioneve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje