Tufa – Brahos: Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”

Nga azili në Zvicër (dhe pasi e kërcënuan me jetë), shkrimtari Agron Tufa ka përcjellë këtë të mërkurë një mesazh drejtuar deputetit Spartak Braho, duke e paralajmëruar se do të ngrejë të tjera padi penale kundër tij.

Pak ditë më parë gjykata pushoi padinë e Tufës, i cili e akuzoi për shpifje Brahon. Gjykata arsyetoi se nuk ka prova mbi akuzën, por ndryshe mendon Agron Tufa, i cili përmes një statusi në rrjetin social ka lajmëruar se do të ngrejë padi edhe më të rënda se ajo e kallëzuar prej tij kohë më parë.

Postimi

Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.
Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor.
Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje