Festat e fundvitit, 30% e italianëve udhëtojnë jashtë

Rreth 18 287 milionë italianë pritet të udhëtojnë për të festuar pushimet e krishtlindjeve dhe vitit të ri, shifër kjo e barabartë me 30,3% të popullsisë.

Kjo shifër shënon një rritje prej 9,82% krahasuar me atë të një viti më parë. Gjithashtu në rritje pritet dhe qarkullimi i të ardhurave, në mbi 13 miliardë euro, një rritje me 12,5%, sipas Federatës së Hoteleve Italiane dhe Shoqatave të Turizmit (Federalberghi).

Rreth 9,8 milionë italianë do të udhëtojnë për Krishtlindje(+9,3%), me 89,9% që priten të qëndrojnë në Itali (87,9% në vitin 2018).

Për festën e vitit të ri, 69,4% priten të qëndrojnë në Itali dhe 30,6% ka të ngjarë të udhëtojnë jashtë vendit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje