Shtohen vjedhjet, hajdutët nuk kursejnë bidonat me vaj ulliri e raki

Fier – Afrimi festave të fundvitit, papunësia, gjendja e dobët ekonomike janë disa nga arsyet që persona me precedentë penalë por jo vetëm, të marin guximin e të hyjnë në banesa apo kasollet e banesave ku familjarë mbajnë kursimet e tyre kryesishtë ushqimore.

Burime informacioni nga disa fshatra të ish komunës Levan janë shtuar  së tepërmi numuri I vjedhjeve në këto ditë të fundvitit. Kjo gjë është pranuar edhe nga disa uniforma blu të drejtorisë së policisë së qarkut Fier të cilët pohojnë këtë fenomen. Edhe pse policia ka rritur bashkëpunimin me komunitetin edhe pse kontrollet policore nëpërmjte patrullimeve janë shtuar së tepërmi duke zbatuar planin e masave të marra përsëri persona të vecantë nuk I ndahen avazit të vjetër.

Foto ilustruese

Mësohet se në disa fshatra të ish komunës Levan hajdutë janë futur në banesa e kasolle të banesave duke marrë ku dy pula e ku tre pula, ku dy kaponjë deti e ku tre kaponjë deti, diku një bidon 30 litrosh me raki e diku dy bidona 30 litrosh me vaj ulliri. Edhe pse  banorët e dëmtuar kanë vënë në dieni policinë nëpërmjet inspektorave të zonave  disa prej tyre pohojnë faktin se të presësh dy e tre orë që të bësh një denoncim për dy pula deti nuk ja vlen, por policia është vënë në dieni e të marri masat që vjedhësit të dalin para ligjit e të marrin dënimin e duhur/ ALB365

Foto ilustruese

Be the first to comment

Lini një Përgjigje