Kalon paketa anti-shpifje me shumicë votash

HERMES, agjensi udhëtimi

Me shumicën e kartonave, parlamenti ka miratuar me shumicë votash paketën anti-shpifje për median, një ligj i shumëdebatuar dhe i kontestuar nga gazetarët dhe shoqata të ndryshme të shoqërisë civile.

Konkretisht e ndarë në dy ligje, paketa anti-shpifje u votua:

Ligji i parë 82 vota pro dhe 13 kundër, Ligji i dytë me 90 vota pro dhe 4 kundër

Por ajo që ra në sy ishte vota e Ditmir Bushatit, i cili dha një votë abstenuese nga ligji në fjalë, duke nënkuptuar kundërshtinë me paketën.

Deputetët kanë votuar edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit vendimet e Bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Ligji në fjalë ka sjellë debate të ashpra mes qeverisë dhe një sërë aktorësh të opinionit publik. Gazetarët e kanë cilësuar paketën anti- shpifje si një orvatje të qeverisë për të shtypur lirinë e shprehjes e veçanërisht për të mbyllur portalet online përmes organizmave që vete shumica qeverisëse i zgjedh (AMA).

Këtë të mërkurë në parlament, paketën ligjore e mbrojti kryeministri, i cili hodhi një sërë akuzash në drejtim të disa analistëve si dhe në adresë të disa portaleve online, që sipas tij shpifin çdo ditë.

Nga ana tjetër po në ambientet e jashtme të parlamentit, një sërë gazetarësh kanë protestuar kundër ligjit, duke kërkuar rrëzimin e tij.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje