Pranga mbi tre shtetas, kundërshtuan policinë

Fier – Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se këta tre shtetas nuk i kanë qëndruar postbllokut policor për kontroll

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

•K.T., 24 vjeç, banues në Kafaraj.

•Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj.

•E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.

Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e F.N.Sh-së Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje