EDI RAMA, O RROTË, THIRRI MENDJES!…

Nga Vladimir Muçaj – Kryeministri Rama keq po i rrokullis gjerat! Ai nuk mund te quhet me udheheqes i shpreses dhe prosperitetit! Faktet jane aq shume sa zor se une do i numeroja ne nje refleksion te shkurter!

Le te citojme disa arsye per te cilat une i them: O rrote” thirri mendjes!

Me median ne “sherr” prej kohesh! Tani kerkon me “ligj” ta mbyll median ne kafaz!..Pushtetet jane totalisht ne dyar e tij! Shume bashkiake te zgjedhur prej tij kane ik nr drejtim te paditur.

Ai i Shkodres, ai i Vores, ajo e Durresit! Nuk dihet ende dhe sa te tjere jane per tu “arratisur” Thuhet se ne qarkun Fier nje drejtues bashkie e ka dosjen ne Prokurorine e Krimeve te renda( Lushnje). Per nje tjeter thuhet se i ngjan atij te Shkodres pasi ka mare nje “gezhdalle ligjore” ne Greqi! Nen “mbreterine” e tij gjykatat mungojne e drejtesi nuk ka!

Papunesia ne kufij ekstreme! Rinia e ka drejtimin per ta braktisur vendin! Niveli i pagave i stopuar! Mijera familje jetojne nen minimumin jetike!

Hashashi e droga qe konsumohet ne ambjente e rrethina shkollore ne permasa te frikshme!

Neper qytete “ligjin” e bejne cubat dhe te “fortet” e lidhur me politiken sa here ndryshojne akrepat e ores se pushtetit!..

Pertej cfare cituam perciptas eshte dhe termeti! Nuk eshte faj i Rames se termeti shkundi e mori jete! Jo! Faj eshte menazhimi i pastermetit! Ne kendveshtrimin tim me shume luhet teater sesa masa konkrete dhe te shpejta!

Qeveria pa fonde dhe mjete efikase ne fatkeqesi te tilla natyrore! Dallkauke ne administrate dhe ministra vjedhin e vjedhin! Ndersa burgjet mbushen me hallexhinj pusht( etaret) numerojne milionat!

Ne te gjithe kete rrumpalle politike dhe pasigurie ekonomike dhe siciale Edi Rama gjen kohen ti pervishet kunder dhe medias!..

Sjellja e fundit e tij ndaj medias nuk eshte cudi e madhe! Me vjen mire qe te pakten kam dhene nje kontribut modest shume heret! Madje publikisht pak muaj para se ai te “shalonte” kolltukun e kryeministrit e kam kundershtuar ate publikisht! Ne nje debat publik me Ramen kam ndjere e paralajmeruar “dashurine” e tij per median dhe punen e gazetareve!

Ne te gjithe kete situate te renduar ka nje zgjidhje! Edi Rama ti therras mendjes! Te ndryshoj kurs! Ka nje zgjidhje jo vetem per Ramen! Gjithashtu e gjithe politika shqiptare duhet te ngreje “flamurin e bardhe”!

Politika duhet ti dorezohet sovranit per pak kohe!…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje