Çipa – Bolinos: Je modeli më i shëmtuar i botuesit

Carlo Bollino, ditën e djeshme në një prej studiove televizive tha se fakti që Rama kritikon mediat është tregues që mediat kanë lirinë për ta atakuar kryeministrin.

Mesa duket, i revoltuar nga ky qendrim, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, e ka sulmuar hapur botuesin duke i thënë se përdor gazetarinë për konçensionet që merr si pronar.

“Karlo Bolino është epitoma e këtij sistemi informal në mediat e tranzicionit në Shqipëri. Eshtë modeli më i shëmtuar i botuesit që përdor gazetarinë dhe, i gazetarit që përdoret si pronar me konçensione”, shkruan Çipa teksa ‘vlon’ debati për ‘paketën ati-shpifje’ të qeverisë që siç shprehen shumë gazetarë e analistë, po tenton ‘t’i mbyllë gojën’ medias e fjalës së lirë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje