Shorti i Ligës së Kampionëve

Ekipet do ta mësojnë sot fatin e tyre në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

Kompletohet shorti, këto janë çiftet e 1/8 së finales:

Borussia Dortmund – Paris Saint-Germain

Real Madrid – Manchester City

Atalanta – Valencia

Atletico Madrid – Liverpool

Chelsea – Bayern Munich

Lyon – Juventus

Tottenham Hotspur – RB Leipzig

Napoli – Barcelona

Skuadra e Zinedine Zidane rikthehet në Champions pas një sezoni dëshpërues edicionin e kaluar kur u eliminua po në këtë fazë nga Ajaxi, por e pret punë edhe më të vështirë ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, i cili është në kërkim të lavdisë në Evropë me citizens.

Duele tjera tërheqëse pritet të jenë ato mes Chelsea dhe Bayern Munich, si dhe Dortmundit dhe PSG-së.

Barcelona, ndërkohë, e cila është në kërkim të trofeut të parë në garën më prestigjioze evropiane për klube, do të përballet me Napolin, i cili e shkarkoi Carlo Ancelottin dhe e zëvendësoi me Gennaro Gattuson ditë më parë.

Juventusi i Cristiano Ronaldos pritet të ketë sfidë relativisht të lehtë ndaj Lyonit, ndërsa befasia e fazës grupore Atalanta do të përballet me Valencian.

Jose Mourinho me Tottenhamin e tij do të ballafaqohet me klubin gjerman RB Leipzig.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje