Google me përkthim në kohë reale

Sado që i njihni gjuhët e huaja, kur shkoni diku që nuk e njeh ndonjë prej gjuhëve që dini, komunikimi bëhet shumë i vështirë.

Mos njohja e asnjë gjuhe të huaj, është edhe më e vështirë dhe mësimi i disa prej fjalëve kryesore, është i kohtë sepse mund të harrohen, sapo të keni arritur në atë destinacion, transmeton Telegrafi.

Për të shpëtuar nga kjo situatë, Google e ka përditësuar aplikacionin Assistant me “interpreter mode”, që mund të shkarkohet në Android dhe iOS, që mundëson përkthim në kohë reale, nga smartfoni juaj.

Ky aplikacion nuk është i ri, pasi është përdorur më herët në Google Nest Hub apo Google Home, mirëpo nuk është aspak praktike që të bartet një pajisje e tillë gjatë shëtitjes.

Për këtë mundësi, nuk ka nevojë as të shkarkohet ndonjë aplikacion, pasi është një përditësim që mund të përdoret nga smartfoni dhe vetëm të kërkohet përkthimi në gjuhën e duhur.

Kur të jetë thënë kërkesa, në pjesën e poshtme do të del shkrimi i përkthyer, si dhe do të transmetohet me zë se çfarë thuhet në gjuhën tjetër.

Deri më tani, janë 44 gjuhë të cilat mund t’i përkthejë Google Assistent, ndërsa me kalimin e kohës pritet të shtohen edhe gjuhë të tjera.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje