Basha: Paga 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD, kreu i PD Lulzim Basha parashtroi pjesë nga programi i opozitës. Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona ska me mjek dhe infermier.

Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhenë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.”

Pasi humbi bashkitë dhe parlamentin, duket se PD tenton rikthimin dhe për këtë ka nisur edhe “fushatën”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje