Tritan Shehu: Të ndalet takimi konspirativ Vuçiç-Rama-Zaev në 21 dhjetor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu bën thirrje që të ndalet takimi i liderëve politik Vuçiç-Rama-Zaev i planifikuar të ndodhë më 21 dhjetor të këtij viti. Ky reagim vjen pasi partitë politikë në Kosovë kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe të anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore për të themeluar të ashtuquajtur “mini-shengenin” Ballkanik.

Sipas Shehut “opinioni publik duhet të reagojë me forcë për të mos lejuar këtë “shfaqje” të shëmtuar, tani që kanë ngelur 6 ditë nga ai takim famëkeq për konkretizimin e asaj inisiative të Vuçiç, që do të shënonte një hap serioz drejt “Jugosllavisë së Re”, larg bashkëpunimit të ngushtë rajonal që nevojitet në përbushje të standardeve europiane, të domosdoshëm në procesin e integrimit të secilit vend e të Rajonit në tërësi“.

Reagimi i plotë:

Të ndalet takimi konspirativ Vuçiç-Rama- Zaev i 21 Dhjetorit.
Thirrja e sotme e katër forcave kryesore politike të Kosovës për të bllokuar këtë takim të Durrësit për të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”, që godet interesat në tërresi të shqiptarëve, aspiratën europiane të Rajonit, si dhe veçanërisht zbeh pozitat e shtetit kosovar, ka ardhur në kohën e duhur dhe kërkon domosdoshmërisht mbështetje mbarë kombëtare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi etj.
Opinioni publik duhet të reagojë me forcë për të mos lejuar këtë “çfaqje” të shëmtuar, tani që kanë ngelur 6 ditë nga ai takim famëkeq për konkretizimin e asaj inisiative të Vuçiç, që do të shënonte një hap serioz drejt “Jugosllavisë së Re”, larg bashkëpunimit të ngushtë rajonal që nevojitet në përbushje të standardeve europiane, të domosdoshëm në procesin e integrimit të secilit vend e të Rajonit në tërësi.
Megjithëse një qendrim negativ ndaj atij takimi kanë shprehur dhe shumica e qeverive të Rajonit, përsëri Rama duket i vendosur për të ecur në këtë rrugë të rrezikshme, pikërisht për të vënë në jetë vizionet e asaj platforme Vuçiçiane, që në mënyrë paradoksale po mbahet “top sekret”, ndërsa serviret një material 9 pikash kamuflues.
Ky takim, që do të shënonte një zhvillim negativ në tërësi për Rajonin, aktualisht ka dhe një arsye më shumë për tu ndalur, deklaratën millosheviciane të Vuçiç ndaj masakrës se Reçakut.Tags:Tritan Shehu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje