Pacolli takon Sami Musën, kosovarin që garonë për SPD në Gjermani

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Nga Hamburgu Sadbere Emshiu Karimani – Ministri i Punëve të Jashtme për Kosovën z.Behgjet Pacolli ishte i pranishë sot në Hamburg ku bashkë me të shoqen në një ceremoni soleme inaguruan Konsullatën e rradhës në qytetin verior të Gjermanisë.

Pas Konsullatës së Berlinit, Frankfurtit, Münchenit, Shtuttgardit, Düsseldorfit dhe Leipzigut përurohet edhe konsullata e shtatë dhe më e rè e Kosovës që do të përfaqësoj interesat e qytetarëve kosovar që jetojnë dhe veprojnë në Hamburg.

Në këtë takim morën pjesë rreth 100 pjesmarrës të komunitetit shqiptar në Gjermani, përfshirë edhe z. Beq Cufaj ( Konsullin në detyrë të Kosovës në Berlin), si edhe Gjerf Dedaj (Konsull i Kosovës në Maqedoni), ndërkohë që detyrën e kryekonsullit në qytetin e Hamburgut, Ministri i Punët e Jashtëme për Kosovën z.Behgjet Pacolli këtë rradhë ia beson z. Garamos Begolli.

I ftuar nderi ishite edhe Sami Musa, shqipëtari më i njohur tashmë që kandidon për Partinë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitin e ardhshëm që do mbahen në Hamburg të Gjermanisë. Pritet që ditët në vazhdim të rritet bashkëpunimi mes konsullit Begolli dhe kandidatin të SPD-ës z. Sami Musa në mënyrë që përmes intesnsifikimit të mardhënjes së tyre të arrijnë të forcojnë rolin dhe pozitën e komunitetit shqiptar në qytetin e Hamburgut.

Pas ceremonisë soleme u mbajt edhe një koktej për pjesmarrësit e mbledhur në këtë ditë të shënuar për Kosovën, ndërkohë që këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Hava Bekteshi na shoqëroj me zërin e saj të embël deri në mbylljen e aktivitetit festiv.

Ministri i Jashtëm për Kosovën Behgjet Pacollo i uroj suksese Sami Musës dhe ftoj të gjithë komunitetin shqiptar të Hamburgut ta mbështesin Samiun në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në muajin shkurt në Hamburg të Gjermanisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje