Cakrani, aty ku gjeli i detit ka shijen e veçantë (foto e video)

Fier – Ndërrimi I viteve po afron dhe si traditë është që familja mblidhet rrethë tryezës së vitit të ri me gjelin e detit, dhe kur ai është I shijshëm, kënaqsëia shkonë dy fish

Zona e Cakranit shquhet për rritjen e gjelave të detit dhe kjo është kthyer në një traditë e cila cdo vit e më tepër po shtonë fshatrat e  familjet që merern me mbarshtimin e këtij shpendi. Një e tillë është edhe familja e Hekuran Shahaj në fshatin Vjosë njësia administrative Cakran bashkia Fier. Hekurani pohonë se ka afro 4 vjet që merret me mbarshtimin e gjelave dhe pulave të detit dhe për këtë ja ka ndier lezetin.  Ai tregonë se nga viti në vit I ka shtuar sasinë e rritjes së tyre dhe për këtë vit ka rritur 200 krerë nga këta 100 I ka të shitur të porositur që tani

Ai pohon faktin se tregun më të shumta I ka të shitur në zonën e Vlorës, në Berat ku ka vajzën e martuar në Tiranë dhe një pjesë në Fier

Hekurani tregonë se edhe cmimet variojnë në bazë të viteve por kanë edhe shpenzime, kështu tregon Hekurani cdo krerë gjel apo pulë deti shkonë në 25 mijë lekë të vjetra  kostua e rritjes së tij dhe cmimet variojnë nga viti në vit, sipas prodhimtarisë në treg me ulje ose rritje

Nga ana tjetër basshkëshortja e Hekuranit,  Nexhmija është ajo që meret me rritjen e tyre. Ajo tegonë se përvexce I ushqejnë me ullinjë, misër, elb, jonxhë ata lihen të kullosin të lirë në tokat me bar, jonxhë apo ullinjë

Një grua në fshat ka shumë punë, shumë lodhje e mundim e tia dalësh që të rritësh një sasi prej 200 krerësh gjela deti kërkonë shumë punë, Ja si ja del Nexhmija

Familja e Hekuranit është njëra prej atyre dhjetra familjeve që merren me mbarështimin e gjelave të detit, por si ai ka shumë të tjerë  në fshatin Vjosë ku kanë arritur të mbarshtojnë edhe 600 krerë pula e gjela deti dhe vetëm për një ditë , atë të ndërrimti të viteve./ ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje